Transmetuar më 13-12-2012, 13:36

Helena Elisa është vogëlushja e cilësuar si me fat pasi lindi dje në datën 12.12.12 në orën 12:12 minuta.

Lindja e saj siç raporton noa.al u bë me operacion çezarian në Gjermani, ndërsa prindërit e saj ndihen më se të lumtur. Nëna Hanna dhe babai Bo kishin planifikuar lindjen e së voglës së tyre me synimin që ajo të vinte në jetë në një moment ideal, si shenjë mbarësie për jetën e saj.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit