Transmetuar më 13-12-2012, 13:28

Tiranë, 13 dhjetor 2012, NOA- Hoseantonio Quni u ekstradua nga Italia drejt vendit tonë nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

32 vjeçari Quni ishte dënuar në vitin 2009 me arrest me burg pasi në 13 shtator të 2008 në bashkëpunim me një shokun e tij kanë plagosur rëndë me thikë një person dhe konkretisht E.V.

Siç raporton noa.al Gjykata e Tiranës kishte dhënë masën në mungesë, pasi 32 vjeçari nga Puka menjëherë pas krimit humbi gjurmët, për tu strehuar në Itali në tentativë për ti shpëtuar dënimit.

Arrestimi i tij u bë në Firenze të shtetit fqinj me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit