



Tiranë, 13 dhjetor 2012, NOA- Ligjvënësit shqiptar miratuan në Kuvend me 68 vota pro dhe 50 kundër projektligjin për “Për përgjimin e telekomunikimeve”, ndërsa me 68 vota pro dhe 48 kundër dhe 1 abstenim u miratua projektligji për “Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”.
Më herët përfaqësuesit socialist në Parlament akuzuan Ministrin e Mbrojtjes Arben Imami se Shërbimi Informativ Ushtarak po përgjon opozitën dhe diplomatët në vendin tonë.
Nga ana e tij Ministri i Mbrojtjes Arben Imami deklaroi se nëpërmjet këtij ligji Kuvendi ka të drejtë eksesit mbi të dhënat e klasifikuara, ndërsa referuar akuzave ai i cilësoi si shpifje ku theksoi se nuk janë bërë dhe as do të bëhen përgjime, pasi SHIU vepron në fushën e interesit të vetë.
Sipas tij misioni i agjencisë është mbështetja e Forcave të Armatosura dhe se funksioni i saj është analizimi i informacioneve që kërcënojnë tërësinë territoriale apo Forcat e Armatosura brenda apo jashtë vendit.
a.y/noa.al
SHIU, Balla: Po na përgjon. Imami: Shpifje, ligji jep akses mbi të dhënat
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





