Transmetuar më 13-12-2012, 12:12

Vlorë, 13 dhjetor 2012, NOA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesditës së sotme në një fshat të Vlorës ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjorm ku 51 vjeçari Nuri Seferi është qëlluar me armë zjarri nga një tjetër person i cili dyshohet të jetë kushëriri i tij, Çerçiz Seferi 48 vjeç.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve noa.al se si shkak paraprak i konfliktit mes tyre ka qenë motiv pronësie për kufirin e vendosur me një gardh, pasi dy personat e përfshirë në ngjarje ishin çoban.

Mësohet se viktima ishte qëlluar me armë zjarri në këmbë ndërsa ka gjetur vdekjen rrugës për në spital si rrjedhojë e hemoragjisë.

Aktualisht nga ana e uniformave blu është bërë shpallja në kërkim e Çerçiz Seferit ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit