

Vlorë, 13 dhjetor 2012, NOA- Një operacion i policisë së Vlorës ka bërë të mundur zbulimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike dhe ndalimin e poseduesit të saj.
Gjatë një kontrollit beftë në shtëpinë e 55 vjeçarit Abedin Jazaj në Lepenicë të Vlorës, u zbuluan disa kilogramë drogë.
Siç raporton noa.al gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, pas informacioneve të marra se kryefamiljari mbante të fshehur lëndë narkotike në banesë, u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 6 kilogramë e 600 gramë lëndë narkotike e llojit cannabis sativa.
Menjëherë pas këtij kontrolli Jazaj u shoqërua në polici, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





