Transmetuar më 13-12-2012, 00:21

Revistat ndërkombëtare të modës janë duke i dhënë dorën e fundit numrit të Janarit 2013 dhe njëra prej tyre, e famshmja “Esquire”, ka zgjedhur aktoren 23 vjeçare Hayden Panettiere.

Aktorja e cila është ndarë vetëm para pak ditësh nga futbollisti Scotty McKnight, ka pozuar me bikini për edicionin e janarit të revistës “Esquire” dhe ajo duket qartësisht në formë të pabesueshme.

Para se të lidhej me këtë futbollist, Hayden Panettiere ka qenë e lidhur me kampionin e botës në boks, Vladimir Klitschko. Ata u ndanë duke thënë se distanca e tyre ishte bërë një problem. Ajo jetonte në SHBA dhe ai në Gjermani.

Hayden Panettiere është njohur më së shumti për rolin e saj në “Heroes”, një seria i cili transmetohet edhe në televizionet e Shqipërisë dhe Kosovës.

Në intervistën që shoqëron fotot e saj tek revista “Esquire”, 23 vjeçarja Hayden Panettiere thotë se është duke u marrë me projektin e saj të ri “Funny Joke from a Beautiful Women”. Ajo siguron se ky spektakël argëtues është bërë për të. Për të bindur lexuesit, se e ka të zhvilluar sensin e humorit, aktorja tregon edhe një barsoletë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit