Transmetuar më 12-12-2012, 21:07

Këngëtarja dhe aktorja Cher asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për kirurgjinë plastike, ndërkohë që imazhi i saj aktual ka një ngjashmëri të madhe me mbretin e pop-it, Michael Jackson.

Me syze dhe kapele të zezë si Jackson, 66-vjeçarja është shfaqur sot në aeroportin e Los Angeles, raporton noa.al.

Ndërhyrjet e shumta estetike, prej të cilave Cher nuk ka hequr dorë që nga fillimi i karrierës së saj artistike, kanë bërë që ajo të ngjasojë me yllin e pop-it, dhe për të bërë më të dukshme këtë ngjashmër, këngëtarja ka preferuar të vishet me të njëjtin stil si Jackson.

Sakaq, kohët e fundit Cher, e cila ka gjashtë tatuazhe në trupin e saj, preferon të përdorë paruke për të ndryshuar imazh.

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit