Transmetuar më 12-12-2012, 18:32

Të njohura për transformimin e imazhit të tyre, dy vajzat të cilat falë ndërhyrjeve estetike janë kthyer në “kukulla të vërteta” kanë tashmë projekte të përbashkëta.

Pasi Valeria Lukyanova u nda nga mikesha e saj e ngushtë Anastasya Shpagina, ajo është takuar me “Dominica”, emri i vërtetë i të cilës është Olga Oleynik, që gjithashtu është një “kukull reale”, raporton noa.al.

“Ne jemi njohur para pesë vitesh në internet. Ishim kureshtare për ngjashmëritë tona. Kemi të njëjtin model dhe ngjyrë flokësh, përdorim të njëjtin stil për t’u lyer, madje vishemi njësoj. Miqtë tanë janë të sigurt se ne jemi motra. Ne jemi motra, por vetëm shpirtërisht. Kemi të njëjtin imazh dhe mënyrë jetese”, shprehet Valeria.

Vajzat, të cilat jetojnë në Ukrainë dhe kanë arritur të realizojnë ëndrrën e tyre të bukurisë duke u transformuar në “kukulla të vërteta”, synojnë të udhëtojnë në Amerikë.

Kur Valeria u shfaq në publik menjëherë filluan dyshimet nëse ajo ishte një njeri i vërtetë ose një kukull porcelani, me bel tepër të hollë dhe fytyrë të mprehtë.

Modelet e vlerësojnë veten të famshme dhe kujdesen shumë për imazhin e tyre dhe elegancën trupore.

Për të arritur këtë rezultat, vajzat kanë kryer operacione plastike dhe gjithashtu kanë mbajtur dieta të forta.

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit