Transmetuar më 12-12-2012, 15:52

Dilni prej disa kohësh në cilësinë e miqve me shpresën se ndoshta pas saj fshihet diçka tjetër por nuk dini se si ta zbuloni. Janë disa sinjale që tregojnë se ai po dashurohet pas jush.

-Gjestet e përkujdesjes. Kur një mashkull tregon vëmendje të veçantë dhe gjeste përkujdesje të veçantë ndaj jush si buqetë me lule apo iu dhuron një arush, është një mënyrë për t’iu thënë se po iu shikon me sy tjetër.

-Nëse ai fillon të bëjë propozime ndaj jush si për shembull të kaloni mbrëmjen duke parë një ndeshje futbolli, tregon se do t’iu ketë pranë.

Ndoshta për femrat është e lehtë që ta shikojnë mashkullin në sy për ti treguar ndjenjat që kanë për të, për meshkujt është pak më e vështirë.

-Shenjat e xhelozisë. Nëse ai iu pyet vazhdimisht se me kë jeni, pse nuk i përgjigjeni në telefon tregon se dëshiron që të jeni vetëm e tija.

-Të do në jetën e tij. Nëse kur u njohët në fillim u mbante rezerva dhe tani u thotë gjithçka, kjo tregon se nuk jeni thjesht miq por iu do në jetën e tij.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit