
Të dhënat po ngarkohen...

Durrës, 12 dhjetor 2012, NOA- Një 48 vjeçar nga Durrësi ka përfunduar në pranga i akuzuar për tentativë vrasje ndaj vëllait të tij pas një sherri të ndodhur mes tyre.
Lutfi B. është arrestuar në kushtet e flagrancës pas gjatë një sherri me vëllanë 50 vjeçar me iniciale Q.B, e ka goditur me thikë duke e lënë të plagosur.
Menjëherë pas kësaj ngjarje i dëmtuari u dërgua në spital ku po mjekohet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Lutfiu u shoqërua në polici.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
