

Korçë, 12 dhjetor 2012, NOA- Pas ngjarjes së rëndë në Orikum të Vlorës ku Manushaqe Çeliku u ekzekutua me sqepar nga bashkëshorti i saj, teksa ishte më shumë se 6 muaj shtatzënë, një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar sot në Korçë.
Burime zyrtare nga policia i thanë noa.al se 30 vjeçarja R.Iljazi është rrahur në mënyrë barbare nga i shoqi i saj ndërsa ndodhej në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
Mësohet se gruaja është dërguar në spital me plagë të ndryshme në kokë, ndërsa është futur me urgjencë në sallën e operacionit.
Nga ana e bluzave të bardha thuhet se fatmirësisht fëmija nuk është dëmtuar, ndërsa po ndiqet në mënyrë intensive gjendja shëndetësore e gruas shtatzënë.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





