Transmetuar më 12-12-2012, 11:07

Forca Ajrore e Shteteve të Bashkuara ka lëshuar para disa orësh në orbitë një anije pa pilot, misioni i së cilës është mbajtur dhe ende mbetet sekret.

X-37B, e cila i ngjan një versioni më të vogël të anijes kozmike, është nisur nga baza Kejp Kanaveral, në Florida.

Forca Ajrore Ushtarake Amerikane nuk ka pranuar të zbulojë se sa kohë do të zgjasë misioni apo çfarë detyrash do të kryejë anija në orbitë.

Ky është lëshimi i tretë i një anijeje të tillë, e cila është rreth nëntë metra e gjatë – dukshëm më e shkurtër se anijet e hapësirës.

Anija, e kontrolluar nga njerëzit në Tokë, ka fluturuar rreth shtatë muaj gjatë misionit të saj të parë, në vitin 2010. Një tjetër X-37B ka kaluar më shumë se një vit në hapësirë, gjatë misionit të dytë. I treti, sapo është nisur.

Fundi i botës në 21 Dhjetor? NASA përgjigjet zyrtarisht

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit