Transmetuar më 12-12-2012, 10:30

Maggie Wilson

Gjyshja Maggie Wilson mbledh lodra që mbesa e saj të luaj, ndërsa mbi oxhak i kap syri fotografinë e vajzës Laura teksa buzëqesh.

Pas vdekjes tragjike të së bijës Maggie vetëm fotografinë mund ti tregojë mbesës së saj Alesha 2 vjeç e gjysëm.

Në tetor të vitit 2010 kur Alesha ishte vetëm 11 javëshe, Laura u vra brutalisht nga i dashuri i saj Ashtiaq Ashgar.

Laura, 17 vjeç, gjet e vdekur në një kanal në qytetin e saj në Rotherham, South Yorks, e masakruar me thikë dhe e hedhur në ujë.

Adoleshentja ishte ngatërruar në një trekëndësh dashurie mes Ashgar asokohe 17 vjeç dhe Ishaq “Zac” Husenin 22 vjeç, babai i Alisha.

U përfol se Laura kishte shkaktuar shumë turp në familjet strikte myslimane, ndërsa Hussein u la i lirë, Ashgar pranoi vrasjen dhe u dënua me 17 vjet burg.

Ashtiaq Ashgar

Dy vjet pas vdekjes së vajzës së saj, Maggie 50 vjeç, po merr fajin mbi vete pasi sipas saj nuk e mbrojti siç duhej të bijën.

Ajo thotë se ndihet në faj, por nuk mund ta mbante të bijën nën kontroll 24 orë, ndërsa tregon se i kishte kërkuar ta harronte Ashtiaq ajo e donte gjithsesi.

“Ajo e donte Ashitaq dhe donte që edhe ai ta donte, duke e dashur që Zac të pranonte atësinë e vajzës. Kur Laura ishte 14 vjeç ajo u takua Ashgar, por pas një viti ai e la duke e lënë të shkatërruar. Në përpjekje për ta bërë xheloz Laura u shoqërua ne Hussein, shokun e Ashgar i cili ishte i martuar. I kërkova gjithmonë të ndalte por ajo nuk tërhiqej. Historia mes saj dhe Hussein zgjati vetëm disa javë, kohë e mjaftueshme për të ngelur shtatzënë. Më rrëmbeu trishtimi, nuk mund ta mendoja vajzën time në një situatë të tillë. Zac mohoi të njohë fëmijën dhe në atë periudhë Ashtiaq u shfaq në skenë. Kaloi një shtatzëni të vështirë dhe lindi në qershor të viti 2012. Pavarësisht kësaj ajo e donte pafund Ashgar, ndërsa prindërit e këtij të fundit kishin planifikuar ta martonin me një vajzë tjetër myslimane dhe për këtë e dërguan në Pakistan për një muaj për të gjetur nuse”, tregon Maggie citon noa.al

Laura

Ajo tregon se situata ishte dramatike kur në tetor Laura mori një telefonatë nga Ashgar i cili ishte kthyer sërish në Britaninnë e Madhe, ndërsa shton se në telefonatën e regjistruar ai i thoshte gjëra të turpshme ndaj saj, ndërsa ajo i thoshte se e donte dhe pas telefonatës shkoi në shtëpinë e tij.

Ndërsa vajti në banesën e Ashgar, nëna e tij e kishte pritur keq duke e gjuajtur me këpucë dhe duke e sharë, pa kësaj Laura shkoi në shtëpinë e Hussein, për të njohur atësinë e vajzës por pa dobi.

Duke qenë përçmuar nga të dy burrat, Maggie u përpoq të ngushëllojë vajzën e saj dhe për të bindur atë, se ishte koha që më në fund të ndalej dhe të përqendrohej te Alesha.

Një ditë prej ditësh Maggie shton se Laura shkoi në dyqan dhe nuk u kthye më, por kishte shkuar në shtëpinë e Ashitaq.

Maggie lajmëroi policinë për zhdukjen e Laurës, ndërkohë, nëpërmjet Facebook, motra e saj Sarah organizoi një motorr kërkimi për motrën e saj.

Laura u gjet e vrarë 1 milje larg shtëpisë dhe këpucët e saj buzë një kanali dhe pas dy ditësh u gjet trupi i pajetë i vajzës.

Policia kontrolloi shtëpinë e Ashgar dhe gjeti gjakun e Laura në makinën larëse tij. Ashgar dhe Huseini u arrestuan më pas si të dyshuar për vrasje.

Gjashtë muaj më vonë, në qershor 2011 u dha gjykimi për dy të pandehurit, ndërsa u tha se pasi e kishte fyer Ashitaq e kishte qëlluar disa herë në kokë dhe në trup me thikë.

“Ndihem shumë keq kur ai të lirohet do jetë 30 vjeç dhe është në kohë për të ndërtuar një jetë të re, ndërsa vajza ime vdiq. Unë patjetër mendoj se kjo ishte një vrasje nderi. Unë mendoj se familjet e tyre u bashkuan dhe vendosën diçka të nevojshme për të bërë”, thotë Maggie.

Nëse do kthehej mbas ajo tregon se do e mbante vajzën mbyllur larg nga të dy djemtë, ndërsa shton se Alesha nuk ka takuar kurrë asnjë nga familjarët e babait të saj.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit