

Më mirë raporte të menjëhershme nën entuziazëm qysh në takimin e parë, apo pak më shumë durim. Kjo dilemë zgjat prej kohësh, por një studim i fundit tregon se pritja nuk i bën tjetër, veçse mirë çiftit dhe dashurisë së tyre, sidomos nëse arsyetohet për jetëgjatësi.
Gjyshet këshillonin shpesh pritje, pasi kënaqësia është më e madhe por edhe sepse i druheshin reputacionit të vajzës, pa marrë parasysh pikëpamjet fetare dhe çështje të tjera për virgjërinë.
Ndërsa kohët kanë ndryshuar siç raporton noa.al një studim i publikuar në “Journal of Sex Research” tregon se çiftet që kanë ditur të përmbahen në fillim, pas një viti janë më të kënaqur dhe të komunikueshëm, ndërsa çiftet që konsumuan raporte intime qysh në ditët e parë, në përvjetorin e parë të lidhjes janë më të shpërqendruar.
Për të arritur në këtë përfundim studiuesit monitoruan 10 mijë e 900 persona të angazhuar në lidhje serioze edhe pse nuk ishin të martuar, të cilët u pyetën për raportet e tyre qysh në fillim të lidhjes dhe më pas u analizuan.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





