Transmetuar më 12-12-2012, 00:29

Ajo që prej ditësh përflitej tek mediat italiane, duket se ka baza. Kapiteni i Kombëtares, lorik Cana, është futur në shoqëri me “showgirl”-in dhe ish-të fejuarën e Borrielos dhe Koronës, Belen Rodriguez.

Ajo vërtet është goxha femër, por edhe Lorik Cana në gjininë e tij nuk ngelet pas. Është konsideruar si një nga futbollistët shqiptarë më të bukur dhe “seks simbol”.

E vërteta është se Loriku ka disa muaj që ka një lidhje me një arkitekte italiane dhe që jeton në Romë bashkë me të. Megjithatë, për Lorik Canën, “joshjet” nga femrat e ndryshme të njohura nuk kanë fund.

Sipas mediave italiane, në fakt, duket se ia ka vënë sytë, edhe pse aktualisht është vetëm çështje miqësie, ish-modelja dhe “showgirl” argjentinase, Belen Rodrigez.

Belen Rodriguez pa reçipeta (Foto)

Ish-e fejuara e futbollistit të njohur italian, Marko Borrielo, por edhe “ish” e Fabricio Koronës, paparacit më të famshëm në Itali, është parë disa herë në rrugët dhe bar-lokalet e Romës të takohet me futbollistin shqiptar, dhe të dy kanë shkëmbyer edhe puthje, publikisht vecse në faqe.

Një “flirt”, apo diçka më shumë?! Askush se “vë dorën në zjarr”, por duket se Lorik Cana ka bërë për vete argjentinasen. A do të jetë i mërzitur bashkëshorti i ri i saj, balerini Di Martino?

Belen shtatzënë, dalin fotot e para me barkun e fryrë

Mos humbisni dhe: Lorik Cana mbron Rita Orën: Askush nuk guxon të sulmojë një vajzë tonën

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit