

Policia e Shtetit, nisur nga përkeqësimi i motit gjatë këtyre ditëve, ka porositur sërish drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore, veçanërisht për:
Respektimin e normave të shpejtësisë. Mospërdorimin e pijeve alkoolike. Përdorimin e rripit të sigurimit. Shmangien e parakalimeve të gabuara. Përdorimin e kaskave mbrojtëse. Përdorimin e dritave jo verbuese. Përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore.
Në çdo rast qytetarët mund të kontaktojnë me shërbimet e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin përmes numrit telefonik pa pagesë 129, si dhe numrit 126.
Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës. Ndërkohë me qëllimin parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve, shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin e kërkesave të Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve, si dhe në drejtim të pajisjes së mjeteve me pajisjet dimërore.
Situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore rezulton se ka vështirësi në qarkullim kryesisht në zonat malore të vendit, konkretisht:
Në qarkun Kukës:
Momentalisht bien reshje dëbore, trashësia varion nga 40 cm në Kukës në 60 cm në lartësitë mbi 800 m, gjendja e akseve rrugore është si më poshtë:
aksi rrugor Morinë – Klimash i kalueshëm me zinxhirë, aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë, aksi B.Curri – Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë, aksi B.Curri – Fierzë i kalueshëm me zinxhirë, aksi B.Curri – Valbonë i pakalueshëm, aksi Krumë – B. Curri i pakalueshëm,, aksi Krum – Qaf Prushi i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi aksi Kukës – Topojan i pakalueshëm, aksi Kukës – Ujmisht – Lusën i pakalueshëm, aksi Lusën–Bushtricë-Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë i pakalueshëm, aksi Kukës – Shëmri i pakalueshëm, aksi Shëmri – Qafë Shllak i pakalueshëm, aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm,
Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark. Po bashkëpunohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Dibër:
Momentalisht bien reshje dëbore, trashësia varion nga 40 cm deri në 60 cm, gjendja e akseve rrugore paraqitet si vijon:
aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi në disa segmente. aksi rrugor Klos – Burrel – Ulzë i kalueshëm me zinxhirë, aksi Shupenzë – Ostren i pakalueshëm, aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi, aksi rrugor Peshkopi – Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit i pakalueshëm aksi Peshkopi – Muhurr – Aras i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi, aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm, aksi Stëblevë – Librazhd i pakalueshëm, aksi Arras – Lurë i pakalueshëm,
Po bashkëpunohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Shkodër:
Trashësia e borës në zonat malore është mbi 30 cm, situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:
aksi rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm në disa segmente me zinxhirë, aksi Qaf Çelë – Pukë – Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë një sens, aksi Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm, aksi Fushë Arrës – Gjegjan i kalueshëm me zinxhirë me një sens, aksi Gjegjan – Shpal i pakalueshëm, akset Koplik – Razëm i pakalueshëm, aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të pakalueshme, akset në drejtim te Dukagjinit të pakalueshme, aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierzë i pakalueshëm, aksi Fushë Arrës – Iballë i pakalueshëm,
Po bashkëpunohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Lezhë:
aksi Fan – Kalimash me zinxhirë, aksi rrugor Mirditë – Shpal i kalueshëm me zinxhirë në disa segmente, aksi Shpal – Gjegjan – Fushë Arrës i pakalueshëm, në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore janë të pakalueshme,
Në të gjitha akset rrugore nacionale ne rrethin e Lezhës lëvizja e automjeteve është e kalueshme, po bashkëpunohet me entin pronar të rrugëve për hedhjen e kripës dhe skorjeve, kryesisht në Autostradë.
Në qarkun Elbasan:
1. aksi Përrenjas – Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi Librazhd – Bulqizë i pakalueshëm,
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Korçë:
aksi rrugor Kapshticë – Korçë – Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë pasi ka ngrica, aksi rrugor Boboshticë – Dardhë i pakalueshëm, aksi rrugor Korçë – Voskopojë i pakalueshëm, aksi Korçë – Ersekë – Leskovik i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi, aksi Korçë – Goricë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Berat:
Në disa komuna të Skraparit ka vështirësi në qarkullim, Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Gjirokastër:
aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës e kalueshme me zinxhirë në disa segmente,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Vlorë:
Në aksin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë, pasi ka dhe shtresa akulli, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





