Transmetuar më 11-12-2012, 18:19

Tiranë, 11 dhjetor 2012, NOA- Ministria e Punëve Publike dhe Transportit informon për situatën në akset rrugore në të gjithë vendin, si pasojë e motit të keq.

Sipas MPPT në disa akse rrugore për shkak të trashësisë së madhe të dëborës, kalohet me zinxhirë, ndërkohë që vazhdon puna për hedhjen e kripës në të gjithë akset problematike.

Situata në akset rrugore në vend

Rajoni Qendror, Tiranë:

Qafa e Kërrabës është e kalueshme pa zinxhirë.

Qafa e Thanës është e kalueshme pa zinxhirë.

Vetëm në Stebleve qarkullohet me zinxhirë.

Rajoni Verior, Shkodër:

Në të gjitha akset e Pukës qarkullimi kryhet me zinxhirë, për shkak të trashësisë së  madhe të borës mbi 30 cm.

Në aksin Milot-Thirrë (tuneli) trashësia e borës ka arritur 60 cm. Punohet pa ndërprerje nga borëpastrueset për hapjen e aksit.

Në të gjithë qarkun e Kukësit qarkullohet me zinxhirë.

Në akset e Tropojës qarkullohet me zinxhirë, trashësia e borës shkon 40 cm.

Në akset e Dibrës qarkullohet me zinxhirë, trashësia e borës, 20 cm.

Në akset e Bogës dhe Razmës ka patur reshje bore, qarkullohet me zinxhirë.

Rajoni Jugor, Gjirokastër:

Në Qarkun e Gjirokastrës të gjitha akset janë të kalueshme pa zinxhirë.

Në Qafën e Llogorasë qarkullohet pa zinxhirë.

Në Qarkun e Korçës vazhdon të bjerë borë me intensitet të lartë, në të gjitha akset e këtij qarku qarkullohet me zinxhirë.

Aksi Qafë Thanë – Pogradec, me zinxhirë.

Aksi Pogradec-Qafë- Plloçë me zinxhirë.

Qafe Plloçë-Korçë me zinxhirë.

Korçë-Kapshticë me zinxhirë.

Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik me zinxhirë

Korçë-Dogana Goricë me zinxhirë.

Korite-Liqenas me zinxhirë

Akset e Dardhës dhe Voskopojë me zinxhirë.

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit