Transmetuar më 11-12-2012, 11:24

Tiranë, 11 dhjetor 2012, NOA/Arjola Ymeraj- Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Ettore Sequi komentoi situatën e Shqipërisë përballë përgjigjes që pritet të jepet sot nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, lidhur me statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.

Ai kujtoi se në muajin tetor komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle tha se komisioni rekomandon statusin për Shqipërinë por me disa kushte, ligji për Gjykatën e Lartë, për nëpunësin civil dhe reforma parlamentare.

“Komisioneri Fyle tha se do përgatitej një raport tjetër kur të plotësoheshin këto 3 kushte. Kur të plotësohen këto kushte KE do paraqesë një raport ku do thuhet se janë plotësuar kushtet. Në atë moment Këshilli i Europës do marri vendimin e tyre në bazë të rekomandimit”, deklaroi Sequi, duke nënkuptuar se statusi nuk mund të jepet për sa kohë që kushtet nuk janë plotësuar.

Ambasadori i BE theksoi se gjatë takimit të sotëm të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian do diskutohen disa çështje që kanë të bëjnë me Ballkanin perëndimor por edhe për Shqipërinë ku do të miratohen konkluzionet, ndërsa shtoi se konkluzionet zyrtare do njihen në orët në vijim.

a.y/noa.al

BE: Për statusin miratoni 3 ligjet, zgjedhjet test kyç

Integrimi, Bregu: Opozita bllokoi. Sequi: Punë nga politika

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit