Transmetuar më 11-12-2012, 10:41

Tiranë, 11 dhjetor 2012, NOA- Në ditën në të cilën pritet përgjigja zyrtare për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Ettore Sequi shprehet se integrimi është i mundur por duhet më shumë punë nga politika.

Sipas tij, shqiptarët e kanë treguar në 20 vite se e duan integrimin, por duhet vullneti i klasës politike dhe transferimi i vendit në demokraci funksionale.

Nga ana e saj Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu deklaroi se ngërçi në procesin e integrimit po vjen prej bllokimit të ligjeve nga ana e opozitës, ku i ftoi sërish të japin votën e tyre për të zhbllokuar këtë proces.

Deklaratat u lëshuan në një tryezë të përbashkët qeveri-donatorë, në thelb të së cilës kanë qenë reformat dhe puna në vijim për përmbushjen e tyre në kuadër të bashkëpunimit me donatoret.

a.y/noa.al

BE: Për statusin miratoni 3 ligjet, zgjedhjet test kyç

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit