Transmetuar më 10-12-2012, 21:10

Bari, 10 dhjetor 2012, NOA- Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij, ka gjetur dhe sekuestruar 80 kg marijuanë.

Sipas policisë, droga ishte fshehur në automjetin tip “Fiat”, me targa shqiptare.

Drejtuesi i makinës, 25-vjeçari shqiptar është arrestuar nga “Guarda di Finanza”, në portin e Barit në Itali, sapo zbriti nga një traget që vinte nga Shqipëria, raporton noa.al.

Dyshohet se droga kishte si destinacion tregun vendas dhe vlera e saj arrinte rreth 650.000 euro.

Mbi shqiptarin e arrestuar rëndojnë akuzat për kontrabandë dhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit