Transmetuar më 10-12-2012, 20:34

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes së Gërdecit, duke e quajtur atë “një tjetër hallkë të turpshme në zinxhirin që tërheq Shqipërinë zvarrë drejt rrënimit të mëtejshëm”.

Kreu i PS i ka bërë komentet e tij, pasi Gjykata e Lartë ka pushuar çështjen ndaj ish ministrit Fatmir Mediu, duke u shprehur se padia e bërë nga familjarët e viktimave të Gërdecit nuk qëndron meqë vepra penale është e amnistuar.

Në një mesazh të postuar në faqen e tij të Twitter, Rama është shprehur: “Pushimi i çështjes së Gërdecit një tjetër hallkë e turpshme në zinxhirin që tërheq Shqipërinë zvarrë drejt rrënimit të mëtejshëm. Si për ironi të fatit çështja e Gërdecit pushohet në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut!”.

Gjykata e Lartë pushon çështjen ndaj tij, Mediu kërkon vazhdim të gjykimit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit