Transmetuar më 10-12-2012, 20:29

Çdo femër ëndërron që nata e parë e martesës të jetë tepër e veçantë dhe e bukur, ndërkohë që për një 32-vjeçare nuk ka qenë e tillë.

E veshur me fustanin e bardhë ajo ka kaluar natën e saj të parë të martesës pas hekurave të burgut, sepse akuzohej se kishte plagosur në fytyrë një të ftuar, raporton noa.al.

Sakaq nusja Amy Ward u la e lirë ditën tjetër dhe dyshohet se ajo është përpjekur të shpëtojë bashkëshortin e saj, i cili u godit nga një mysafir dhe u plagos në njërën dorë.

Dyshohet se plagosja në fytyrë e dy të ftuarve, përkatësisht 29 dhe 30-vjeç mund të jetë shkaktuar nga ndonjë shishe ose gotë e thyer.

Kur policia mbërriti në ceremoninë martesore, 12 të ftuar mes të cilëve edhe nusja e veshur me fustan të bardhë po grindeshin mes tyre dhe uniformat blu arrestuan nusen, pasi dyshohej se ajo kishte plagosur në fytyrë një 29-vjeçar.

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit