

Kriza? Duket se nuk vlen për të gjithë. Situata katastrofike ekonomike e cila ka përfshirë tërë globin, duket se nuk e ka prekur në fakt fushën e kirurgjisë kozmetike. E cila në kontrast me të gjithë sektorët e tjerë, ka një boom të vërtetë qarkullimi parash.
E sidomos në këtë periudhë festash, ku ndryshimi i imazhit falë saj, po kthehet në një nga dhuratat më të dëshiruara për Krishtlindje.
Gjë që vlen të thuhet si për meshkujt, ashtu edhe për femrat.
Këtë e pohon një studim i fundit, i kryer nga Universiteti i Tor Vergatas në Itali, sipas të cilit, dëshira për të bërë botox apo ndërhyrje plastike në fytyrë, paraqitet ndër më të dashurat në këtë periudhë festive.
“Meshkujt, gjithashtu, – sipas Daniela Marcianit, eksperte e njohur e dermatologjisë kozmetike, – nuk heqin dorë nga përsosjet artificiale të bukurisë së tyre fizike, duke përbërë 30% të kërkesave të tregut”.
e.t/noa
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





