Transmetuar më 10-12-2012, 10:06

Vlorë, 10 dhjetor 2012, NOA/Arjola Ymeraj- (Update) Ngjarja makabre e cila tronditi ditën e sotme mbarë vendin, është më e rëndë nga sa u paraqit në fillim.

Gruaja shtatzënë e vrarë nga bashkëshorti në Orikum të Vlorës është torturuar për dy ditë me radhë nga i shoqi edhe në sy të fëmijëve të mitur, ndërsa ditën e djeshme është ekzekutuar e goditur me sqepar.

Lajmi për ngjarjen e rëndë është sinjalizuar në polici mbrëmjen e djeshme, duke u thënë se në Orikum në banesën e Shpëtim Çelikut është gjetur e pajetë bashkëshortja e tij Manushaqe Çeliku 34 vjeç.

Nga hetimet e para siç raporton noa.al ka rezultuar se viktima e cila ishte shtatzënë, ishte qëlluar me sqepar në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, goditje nga të cilat ka gjetur vdekjen rreth orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme.

Nga ana e policisë u bë prangosja e bashkëshortit Shpëtim Çeliku 35 vjeç, i cili në momentet e para të ngjarjes dhe para policisë i është shmangur hetimit duke krijuar një alibi në lidhje me vrasjen për përjashtimin e tij nga përgjegjësia për këtë ngjarje.

Në dëshminë e tij Çeliku tha se ndodhej në Sarandë tek të afërmit e tij bashkë me dy fëmijët e mitur, por nga pyetjet e të afërmve të bashkëshortit-vrasës koha e ngjarjes dhe deklaratat nuk përkonin.

Nga ana e uniformave blu theksohet se vrasja ka ndodhur për motive xhelozie dhe se të gjitha provat dëshmojnë se autori i ekzekutimit është pikërisht Shpëtim Çeliku.

Menjëherë pas sinjalizimit për këtë rast fëmijët e mitur të çiftit me origjinë nga Librazhdi, dy vajzat A.C 3 vjeç, dhe  Xh.C 7 vjeç janë dërguar në shtëpinë e fëmijës në Vlorë, ndërsa vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

a.y/noa.al

Krim i dyfishtë brenda familjes, burri vret gruan shtatzënë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit