

Tiranë, 10 dhjetor 2012, NOA- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e hënë 10 dhjetor 2012.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Koeficientët/ Vendimi, pensionet e reja do jenë më të ulëta, për vitin e fundit nuk ka shtesë”.
Tituj të tjerë janë; “Zbardhet rezoluta çame. Të kthehen pronat 10 milionë euro”.
“Berisha arrin 45 mijë fansa në Facebook”.
“Atentati në Tiranë, qëllohet me 5 plumba biznesmeni”.
Gazeta “Shekulli” çelet me shkrimin, “Zhdukja e 10 vjeçarit, dyshohen drogmenët”.
Tituj të tjerë janë; “Intervista/ Bamir Topi: PD më 2013 në opozitë dhe në krizë të thellë”.
“Ish nënkryetarja e KQZ Subashi, do çojë në gjyq Nishanin dhe KLD, kërkon të kthehet gjyqtare”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Dëmshpërblimet/ Ish të përndjekurit dhe pronarët marrin 35 milionë euro në 2013. Fondi për këstin e parë dhe të dytë për ish-të përndjekurit dhe kompensimi i ish-pronarëve është 35 milionë euro ose 4.8 miliardë lekë. 1.8 miliard fondi në dispozicion për ish pronarët dhe 3 miliardë lekë është buxheti për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë për këstin e parë dhe të dytë”.
Tituj të tjerë janë; “Rezoluta çame në Kuvend: Rikthim i pronave dhe rimarrje e shtetësisë greke”.
“Përmbytet Fieri, veriu pa drita në – 4 gradë, situatë kritike në rrugë”.
“Furnela elektrike shkrumbon banesën, vdes 81-vjeçarja”.
“Berisha në Facebook, 48 mijë fansa në 2 ditë, poston foton e nipit dhe dhëndrit”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si shkrim kryesor, “Meta: PS i ka ngritur barrikadë integrimit. Kryetari i LSI foli me tone të ashpra dje në Berat dhe Skrapar, për bllokimin tre vjet rresht të marrjes së statusit”.
Tituj të tjerë janë; “Kampet politike në provë, çamët kërkojnë vota për rezolutë”.
“Berisha bën fansa në 30 orë, më shumë se ç’bëri Rama bëri në 2 vjet”.
“Moti i keq paralizon rrugët, energjia mungon në disa zona”.
Gazeta “Shqip” vë në fokus kryesor, “Konventë e OKB-së për Çamërinë. Shqipëria “armatoset” me një marrëveshje që pritet të miratohet në Parlament”.
Tituj të tjerë janë; “Propozohet rezolutë për ta bërë Çamërinë çështje kombëtare”.
“40 cm dëborë në Rrugën e Kombit, përmbytet Fieri, Lezha e Shkodra”.
“Juliani u zhduk kur erdhi ekspertiza për Çopën”.
Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected].
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





