Transmetuar më 10-12-2012, 03:59

Është pjesë e pandarë e familjes presidenciale. Bo, është dashuria e përbashkët e Presidentit Obama dhe familjes së tij.

Dhe në këtë prag festash të fundvitit, Shtëpia e Bardhë ka realizuar një videoklip me pamje nga inspektimi që Bo i bën godinës presidenciale amerikane, teksa kundron dekorin e ri festiv.

Në videon që noa.al ju sjell më poshtë, do të shikoni edhe sesi Bo hutohet teksa në morinë e zbukurimeve për festa gjen edhe Bo tjetër, një qen i tëri me pëllush, me përmasa goxha më të mëdha se ai. Bo ndalet, aspak i kënaqur e shikon dhe…

Për më shumë shihni videon

Mos humbisni edhe: Shtëpia e Bardhë publikon kartolinën tradicionale të fundvitit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit