

Format e një femre mund të kenë te meshkujt të njëjtin efekt si droga dhe alkooli. Pamje si fundshpina e Jennifer Lopez dhe Beyonce Knoëles zgjojnë te meshkujt një ndjesi varësie.
Një studim i Georgia Gwinnett College i publikuar në revistën “Plos One”, flet për 14 meshkuj të cilët u mbajtën në vëzhgim, meshkuj me moshë mesatare 25 vjeç.
Ata u ekspozuan para imazheve të 7 femrave, të cilat në një moment të dytë u shfaqën pas disa ndërhyrje kirurgjike, pasi kishin hequr dhjamin dhe kishin përmirësuar të pasmet, por pa ndryshuar në peshë.
Nga krahasimi i rezultateve siç raporton noa.al studiuesit vunë re se para imazheve të femrave që kishin bërë ndërhyrje, rezultoi se te meshkujt u zgjua një pjesë e trurit, e njëjtë me atë që aktivizohet nga përdorimi i drogës dhe alkoolit.
Shkencëtarët zbuluan se ndryshimet në trupin e një femre, mund të ndikojnë në zonat e trurit e cila vlerëson format dhe dimensionin, ndërsa rënia në peshë është një vlerësim që jepet bazuar në kulturën e njeriut dhe jo nga truri.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





