

Sally Roberts 37 vjeç nga Mbretëria e Bashkuar, rrëmbeu djalin e saj 7 vjeçar nga spitali, ku ky i fundit po kurohej nga një tumor në tru.
Gruaja tha se e mori fëmijën nga spitali, pasi kishte frikë se mjekimet do i dëmtonin trurin të birin duke e bërë më pak inteligjent se shokët e moshës së tij.
Gruaja tentoi ta mjekojë djalin me metoda alternative, ndërsa punonjësit e spitalit sinjalizuan menjëherë policinë, pasi mundësia e mbijetesës së fëmijës pa mjekimet në spital ishte shumë e ulët.
Pas denoncimit ditën e djeshme i vogli Neon siç raporton noa.al u dërgua sërish në spital për mjekim. 7 vjeçari ishte operuar pak muaj më parë dhe kishte hequr një masë tumorale, ndërsa në kokën e tij kishin mbetur sërish disa qeliza tumorale.
“Nëse u operua dhe u hoq masa tumorale, pse duhet ta bombardoj me rreze trurin e tim biri. Në analiza nuk thuhet gjë, unë e dua tim bir me mendjen e saktë”, shprehet Sally, ndërsa doktorët shtojnë se qelizat tumorale janë aktivizuar sërish.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





