Transmetuar më 09-12-2012, 11:29

Tiranë, 9 dhjetor 2012, NOA- Aksioneri i klubit sportiv “Partizani” Paro Laçi ka deklaruar para gjykatës se nuk ka përdorur identitet tjetër dhe se nuk njeh asnjë identitet përveç emrit të tij “Paro” dhe “Përparim”.

Nga ana e policisë bëhet e ditur se Laçi ka përdorur identitetin serb Paro Berisiç, për tu fshehur nga dënimi që rëndonte ndaj tij.

Deklarata e Laçit u dha gjatë dhënies së masës së sigurisë 40 ditë burg, në pritje të ekstradimit në Itali.

Laçi siç raporton noa.al u arrestua dy ditë më parë për llogari të drejtësisë italiane, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.

Gjykata e Apelit në Milano të Italisë e ka dënuar Laçin në vitin 1997 me 10 vite burg, pasi akuzohet se ka trafikuar 31 kg heroinë dhe 34 kg kokainë.

Kujtojmë këtu se më herët Laçi është vënë në pranga pasi në bashkëpunim me persona të tjerë, akuzohej se kishte marrë një shumë prej disa mijëra euro në këmbim të premtimeve për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, për dhënien e një licence minerare në kundërshtim me ligjin, si dhe për ndërmjetësimin në dhënien e pafajësisë për një të dënuar për vrasje.

a.y/noa.al

Mos humbisni: Arrestohet Paro Laçi, aksioner i klubit “Partizani”

Arrestohet Paro Laçi, ish-presidenti i Partizanit

Kush janë 9 të arrestuarit, akuzat që rëndojnë mbi ta dhe Paro Laçin

Arrest shtëpie për Paro Laçin

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit