

Të ndalosh pirjen e duhanit, është një gjë e cila për shumë persona, bëhet akoma më e vështirë teksa mendojnë se efektet pozitive që shfaqen paskëtaj, janë të largëta në kohë.
Por nuk është kështu në fakt. Pasi siç pohon një studim i fundit, të tilla efekte, shfaqen menjëherë.
I bazuar në rezultatet e një sondazhi të kryer nga Instituti amerikan ‘Feinstein’ për Hulumtime Mjekësore në Manhasset, ai tregon se tek njerëzit që lënë duhanin, efektet e përmirësimit lidhur me sëmundjet kardiovaskulare, janë mjaft të dukshme.
Sipas ekspertëve të tij, ato janë madje, edhe shumë më të shpejta, nga sa mund të pritet. Me pak fjalë, pothuajse menjëherë. Madje, sapo pijmë cigaren e fundit.
Dhe rezultatet janë të qarta, pasi enët e gjakut, të cilat ngushtohen gjatë duhanpirjes, nisin dhe hapen duke dhuruar kështu një zgjerim të arterieve, qarkullim më të lirë të gjakut, e në të njëjtën kohë, një përmirësim të shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular.
Gjithashtu, ekspertët pohojnë se një veprim i tillë, e ruan trupin nga tumoret.
Të dhënat e publikuara në revistën shkencore "Chest", lënë kështu në fuqi përfundimin se kushdo që i thotë ‘lamtumirë’ cigares, ta dijë se do të ketë përfitime të menjëhershme për trupin e tij.
e.t/noa
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





