

Vlorë, 8 dhjetor 2012, NOA – Temperaturat e ulëta dhe reshjet kanë sjellë probleme në portin detar të Vlorës. Një fortunal i fuqishëm ka bllokuar për disa minuta funksionimin normal të portit dhe ankorimin e anijeve. Era ka arritur në shpejtësinë 70 kilometra në orë, ndërkohë që reshjet dhe temperaturat kanë sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve.
Reshjet e shiut kanë bërë që disa zona të veçanta në qytetin e Vlorës të përmbyten, si pasoja e mungesës së kanalizimeve, raporton korrespodenti i Noa.al.
Probleme me reshjet ka dhe në Orikum dhe në Himarë. Në Qafën e Llogorasë, si pasojë e reshjeve të borës, mjetet kalojnë me vështirësi në rreth 8 kilometra rrugë. Ndërkohë që në disa fshatra në zonat malore ka mungesë të energjisë.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





