

Organizata për ndihmë dhe mbrojtje të kafshëve të Zelandës së Re i mëson qentë e shpëtuar të drejtojnë automjete.
Qëllimi i organizatës është të tregojë se sa këto kafshë mund të jenë inteligjente dhe që t’i nxisin njerëzit t’i adoptojnë.
Nga grupi prej shtatë qenë, janë zgjedhur tre të cilët çdo ditë ushtrojnë me trajnerët.
Pas tetë javësh, qentë Porter, Monti dhe Xhini, në një mini kuper të adaptuar, kanë mësuar ta startojnë automjetin, ta lënë në shpejtësi, frenojnë dhe drejtojnë me timonin.
Tani për tani qentë vozisin me ndihmën e asistentëve në automjet, por sfida e tyre e radhës është vetë të vozisin drejtpërdrejt në televizion.
"Ata do të hipin në automjet, do ta ndezin, lënë në shpejtësi dhe do t’i japin gazit", deklaroi shefja e organizatës, Kristin Kejlin.
Ajo tha se qentë gjatë gjithë kohës janë të sigurt pasi që drejtojnë makinën në një korsi të veçantë nga komunikacioni i vërtetë, ndërsa trajnuesit në çdo moment munden me telekomandë ta ndalojnë makinën.
VIDEO: Qenve u mësohet si t’i japin makinës
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





