Transmetuar më 08-12-2012, 06:58

8 Dhjetori është dita e 342-të e kalendarit gregorian (dita e 343-t në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 23 ditë.

Dita zgjat nëntë orë e 14 minuta.

Në Tiranë, dielli lind në orën 06:48, ndërsa perëndon në orën 16:02.

Hëna lind në 23:48, ndërsa perëndon në orën 12:26.

Ngjarje

1609 – Biblioteca Ambrosiana hapë dhomën e dytë të leximit.

1659 – Qyteti meksikan Ciudad Juárez u themelua nga Fray García de San Francisco.

1869 – Timothy Eaton themeloi kompaninë T. Eaton Co. Limited në Toronto, Kanada.

1886 – U themelua Federata Amerikane e Punëtorëve në Columbus, Ohio.

1980 – Mark David Chapman vret këngëtarin John Lennon përballë The Dakota.

1987 – Frank Vitkovic vret 8 njerëz në zyrat e Postës Australiane në Melbourne, Australi dhe më pas bën vetëvrasje.

1987 – Ndodhi Katastrofa ajrore Alianza Lima me 43 viktima.

1990 – Protestat studentore në Tiranë. Protestë e parë antikomuniste në Shqipëri. Dita e rinisë.

1998 – Vriten 81 njerëz nga një grup i armatosur në Algjeri.

2005 – Kapet nga policia spanjolle Ante Gotovina, gjeneral kroat i kërkuar për krime lufte, në Playa de las Américas, Tenerife, Spanjë.

Lindje

1944 – Vilhelme Vranari, historiane e gjeografisë dhe poete shqiptarë

1947 – Gregg Allman, muzikant amerikan (The Allman Brothers Band)

1949 – Ray Shulman, muzikant anglez (Gentle Giant)

1950 – Dan Hartman, muzikant amerikan

1956 – Warren Cuccurullo, kitarist amerikan

1957 – Phil Collen, kitarist amerikan (Def Leppard)

1962 – Marty Friedman, kitarist amerikan (Megadeth)

1963 – Greg Howe, kitarist amerikan

1966 – Sinéad O’Connor, muzikante irlandeze

1976 – Kotono Mitsuishi, dubluese japoneze (seiyu)

1973 – Corey Taylor, këngëtar amerikan (Slipknot)

Vdekje

1980 – John Lennon, muzikant anglez (The Beatles)

2004 – Dimebag Darrell, kitarist amerikan (Pantera)

 NOA.al ju sjell gjithçka për të nisur ditën të mirinformuar:

Orarët e avionëve

Moti nga Meteoalb

Këmbimi Valutor

Shtypi i ditës

Lajmet minutë pas minute

TV Live

Gjithashtu më 8 Dhjetor

65 p.e.s – Lindi Horaci (Kuintus Horacius Plakus), poet i madh romak gjatë periudhës së perandorit Augustus.

883. – Shën Klimenti i Ohrit, krijuesi i literaturës sllovene dhe poet maqedonas, ciceron, përkthyes , mbrojtës i Ohrit është emëruar ipeshkvi i parë slloven në Ballkan.

1765. – Lindi shpikësi amerikan Eli Uitni. Ai krijoi makinën e korrjes së pambukut, shpikje që revolucionarizoi industrinë e pambukut.

1854. – Papa Piu IX-të vuri në zbatim dogmën e konceptit të Imakulatës të Virgjëreshës së Bekuar Mari.

1865. – Lindi Jan Sibelius, kompozitor finlandez i famshëm për veprat e tij "Finlandia" dhe "Valsi i trishtuar".

1914. – Beteja e Ishujve Folkland, midis Britanisë dhe Gjermanisë në kuadrin e Luftës së Parë Botërore, mbyllet me fitoren e britanikëve.

1930. – Lindi Maksimilian Shell, aktor i famshëm, shkrimtar dhe regjisor austriak. Ai fitoi çmimin Oskar, si aktori më i mirë, për rolin e tij në filmin "Gjykim në Nyremberg" i realizuar në vitin 1961.

1943. – Lindi Xhim Morrison, këngëtari kryesor i grupit të rokut amerikan "The Doors".

1948. – Në Follorinë – Greqi, tre gra maqedonase nga fshati Ekshi-Su i Follorinës, u akuzuan për bashkëpunim me FNÇ dhe me partizanët për këtë u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan.

1956. – Gjatë kryengritjes antikomuniste në Hungari, 47 persona vriten dhe 80 të tjerë plagosen kur ushtarakë hungarezë dhe ushtarë të Ushtrisë së Kuqe Sovjetike hapin zjarr mbi demonstruesit në Solgotarjan, një qytet i vogël minerar në veri të vendit.

1966. – Trageti grek, Heraklon mbytet gjatë një shtrëngate duke shkaktuar vdekjen e mbi 200 vetëve.

1974. – Grekët me anë të një referendumi votojnë, gati në mënyrë unanime, kundër kthimit të monarkisë.

1980. – Xhon Lenon, ish- anëtar i grupit "Beatles", vritet në Nju Jork nga Mark Dejvid Çapmar.

1987. – Presidentët Regan dhe Gorbaçov nënshkruajnë një traktat në Uashington, për eleminimin e të gjithë raketave të tyre bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi.

1990. – Është shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë si Dita Kombëtare e Rinisë, në kujtim të Lëvizjes Studentore të atij viti që solli më pas dhe rënien e regjimit komunist në vend.

1991. – Udhëheqësit e Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës, të mbledhur në Minsk, formojnë Komonuelthin e Shteteve të Pavarura.

1993. – Në Shkup më 9 deri më 11 dhjetor në Sallën Universale u mbajt Festivali i parë internacional i muzikës rome "Shutka fest".

1994. – Presidenti amerikan Bill Klinton ofron trupat amerikane në ndihmë të mbrojtjes së paqeruajtësve gjatë tërheqjes së tyre nga Bosnja.

1995. – Kremlini nënshkruan një akord me qeverinë çeçene duke i dhënë Çeçenisë statusin e veçantë të krahinës, ndërsa vazhdonte të mbetej pjesë integrale të Rusisë.

1997. – Vdiq në moshën 85 vjeçare, Loren Rugemba, i pari afrikan që u bë kardinal i Kishës Katolike Romake.

1999. – Një gjykatë e shtetit Tenesi, zbuloi se vrasja e udhëheqësit amerikan për të drejtat e njeriut Martin Luter King Jr, në vitin 1968, ishte fryt i një komploti dhe jo veprim i një njeriu të vetëm të armatosur.

2000. – Qeveria dhe opozita socialiste në Spanjë arritën në një marrëveshje për të luftuar kundër akteve terroriste të organizatës baske ETA, e cila po zhvillon që prej 32 vjetësh një luftë të armatosur kundër shtetit spanjoll.

2002. – Tetëdhjetë zjarrfikës u mobilizuan për të shuar zjarrin që dëmtoi dhjetë ndërtesa nga 5-7 katëshe në qendrën historike të qytetit skocez të Edimburgut, i klasifikuar në listën e pasurisë botërore të UNESCO-s.

2005. – Në një shpërthim të cilin e shkaktoi një vetëvrasës me bombë në një autobus në Bagdad i cili udhëtonte për në qytetin shiit Nasaria, humbën jetën 32 persona.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit