

Infermierja e cila iu përgjigj telefonatës së Mbretëreshës së rremë Elisabetta, gruaja që punonte për King Edward VII Hospital në Londër, spitali ku qëndronte e shtruar Kate Middleton pas problemeve të shtatzënisë, është vetëvrarë.
Të mërkurën ajo kishte marrë një telefonatë nga centrali i telefonisë së Mel Greig dhe Michael Christian, drejtues së një radio australiane të cilët u shtirën si Mbretëresha e Anglisë dhe Princi Charles.
Kërkesat e tyre për informacion lidhur me gjendjen shëndetësore të Kate, ajo ua kishte plotësuar duke i cilësuar si sovranët e vendit.
Kjo shaka siç raporton noa.al ngjalli mjaft siklet mes stafit të spitalit i cili ngriti në këmbë gjithë sistemin e sigurisë.
Infermierja e cila u përgjigj në telefon u gjet e pajetë ditën e sotme, ndërsa pista e parë është ajo e vetëvrasjes.
Ky episod në Britaninë e Madhe është lidhur ngushtësisht me shakanë telefonike të radios.
a.y/noa.al
Mos humbisni: Shtiret si Mbretëresha, “Si është Kate?”. Shakaja e rrallë në radio
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





