

Fundjava vjen e mbushur me aktivitete artistike për kryeqytetasit. Në sajë të mbështetjes së kompanisë Vodafone Albania, “Tre Tenorët dhe “Different Trains Festival”, do të mbushin sallat e koncerteve dhe do të dhurojnë momente emocionuese për artdashësit.
Koncerti “Tre Tenorët” i cili është kthyer në një traditë në prag të festave të fundvitit, vjen në Pallatin e Kongreseve sonte ora 19:00.
“Tre tenorët” amerikanë, së bashku me artistë shqiptarë do të mbyllin festimet e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë duke interpretuar drejtpërdrejt me Orkestrën e re Filarmonike Shqiptare, arie operistike dhe pjesë amerikane, si dhe perla të muzikës shqiptare.
“Different Trains Festival” do të vijë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit si edhe në Akademinë e Arteve me 3 koncerte në datat 7, 9 dhe 10 Dhjetor.
Ky festival do të bashkojë artistët dhe instrumentistët më të mirë shqiptarë ndër të cilët violinistin e mirënjohur Tedi Papavrami, dhe muzikantë ndërkombëtarë për të performuar së bashku për herë të parë në Shqipëri. a.b/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





