

Puçrrat në fytyrë janë një problem shumë shqetësues për të gjithë ne dhe kryesisht për adoleshentet. Shkaqet e daljes së tyre janë nga më të ndryshmet si: bakteret, vaj i tepërt, make up, higjiena dhe hormonet, të cilët shkaktojnë mbylljen e poreve të lëkurës dhe si rrjedhojë daljen e puçrrave sipër lëkurës.
Për trajtimin e tyre nuk është e domosdoshme që të harxhoni para, por mjafton të hidhni një sy në kuzhinën tuaj dhe do të gjeni aty plotë produkte, që ju ndihmojnë në trajtimin e tyre.
Më poshtë noa.al ju sjell disa maska mjaft të thjeshta, por efikase, të shëndetshme dhe ekonomike për trajtimin e fytyrës tuaj.
Uthulla e mollës
Uthulla e mollës balancon nivelin e pehashit (pH) të lëkurës dhe frenon vetit antibakteriale dhe antiseptike për puçrrat e fytyrës të shkaktuara nga faktorët e sipër cituar. Ai gjithashtu përmban acid laktik, acid malik, të cilët ndikojnë në pastrimin dhe zbutjen e lëkurës.
Përgatitja: Përzieni një lugë çaji uthull molle me tre lugë uji. Pastroni fytyrën nga make up dhe thajeni fytyrën me një peshqirë të pastër. Merrni një pambuk dhe njomeni në masën e përgatitur, lyeni fytyrën duke shmangur zonën e syve. Lëreni për 10 minuta dhe shpërlajeni me ujë të vakët. Përdoreni këtë maskë 3 herë në javë.
Çaji
Çaji përmban përbërës të fuqishëm antibakterial, antifungal dhe antimicrobial, të quajtur terpenoids që vrasin bakteret. Studiuesit tregojnë se përdorimi i kësaj maske është shumë efektive pasi menaxhon puçrrat dhe i jep shkëlqim fytyrës. Gjithashtu lufton tharjen e lëkurës dhe irritimin e saj.
Përgatitja: Çaji është një produkt i fuqishëm dhe duhet holluar para se të aplikohet në fytyrë.
Përzieni gjysmë luge çaji të vogël me 2 lugë ujë ose xhel aloe vera. Merrni një pambuk dhe njomeni në maskën e përgatitur me butësi aplikojeni në fytyrë, duke shmangur zonën e syve. Përdoreni çdo ditë ose 2 herë në ditë.
Lëng limoni
Lëngu i limonit përmban acid L- asorbic, i cili redukton yndyrën e tepërt dhe nxjerr jashtë qelizat e vdekura, duke bërë në këtë mënyrë zhbllokimin e poreve. Limoni përmban antibakterial natyror që dezinfektojnë bakteret që çojnë në daljen e puçrrave të fytyrës.
Përgatitja: Për një efikasitet më të madh përdorni limon të shtrydhur. Shtrydhni një gjysmë limoni dhe me anë të një pambuku shpërndajeni në të gjithë fytyrën duke shmangur zonën e syve. Për lëkurë të ndjeshme, holloni lëngun e limonit me ujë. Maskën lëreni për 30 minuta, pastaj shpërlajeni me ujë të vakët. Përdoreni 2 herë në javë. a.b/noa.al
Mos humbisni dhe: Maskë me aspirina për një fytyrë të pastër dhe pa puçrra
Maskë për fytyrën, me kos dhe maja birre, e thjeshtë dhe funksionon
Maskë për flokët me rozmarinë, efekt i garantuar dhe për kujtesën
Maskë me kakao për flokë të butë dhe me shkëlqim
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





