

Tiranë, 7 dhjetor 2013, NOA/Update – Në seancën e Kuvendit nuk kanë munguar edhe batutat mes kryeministrit Sali Berisha dhe deputetëve të Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij për investimet kryesore në ekonomi, z.Berisha u është përgjigjur deputetëve socialistë që kanë ndërhyrë nga salla se kreu i PS-së i mat mashtrimet dhe të vërtetat me metra.
“Më së fundi kryetari juaj bëri zbulimin gjenial, gjeti metrin e të vërtetës. Rama pasi mashtroi 8 vite shqiptarët tani i tha besomëni se jam i gjatë. Por në metrin e tij që nga Damiani, të gjithë mbeteni në klasë, pasi mashtroi shqiptarët tetë vjet tani tha më besoni se jam i gjatë. Nuk kisha dëgjuar kurrë një gjë të tillë, ndaj dhe përveç Fidelit të partisë, ju të tjerët puthuni me Milon për listat që vijnë”, – u shpreh z.Berisha.
Kurse duke mbyllur fjalimin e tij, nuk iu nda batutave për dy metrat e Ramës kur u dha këtë mesazh deputetëve socialistë: "Ju bëj thirrje që ta votoni buxhetin e vitit 2013, ju bëj thirrje që të kapërceni sipër 2 metrave me gjithë këpucë".
a.k/noa.al
Gjithashtu: Buxheti, Malaj: Vendi do të jetë në situatë kritike pas zgjedhjeve
Diskutimet për buxhetin, Berisha: Kjo është dita me e sikletshme për PS
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





