

Tiranë, 7 dhjetor 2012, NOA – Kuvendi do të nis sot diskutimet në parim për buxhetin e vitit 2013. Seanca maratonë përfshin diskutimet e të gjitha grupeve parlamentare në mënyrë të detajuar për të gjithë zërat e buxhetit. Është parashikuar që vetëm dy grupet e mëdha parlamentare të PS dhe PS të diskutojnë nga 4 orë në lidhje me ndarjen e fondeve.
Pas diskutimit në parim, buxheti do të nis shqyrtimin nen për nen në komisionet parlamentare. Brenda 4 ditëve do të diskutohet në komisione dhe më pas do të bëhet dorëzimi i raporteve në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.
Ndërsa në datën 17 dhjetor do të bëhet dhe miratimi i buxhetit nen për nën dhe kalimi përfundimtar i tij në Kuvend.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





