Transmetuar më 07-12-2012, 08:39

Rusi, 7 dhjetor 2012, NOA – Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se Rusia nuk do tu japë viza hyrëse zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, të cilët, siç tha ai, “shkelin të drejtat e njeriut”.

Deklarata e zotit Lavrov, u bë menjëherë pasi Senati i Shteteve të Bashkuara ka votuar për sanksione kundër zyrtarëve rusë të implikuar në vdekjen e avokatit rus kundër korrupsionit, Sergei Magnitsky, dhe shkelësve të tjerë të të drejtave të njeriut në Rusi.

Kjo masë ishte pjesë e një legjislacioni më të gjerë, për tërheqjen e kufizimeve tregtare ndaj Rusisë, nga periudha e Luftës së Ftohtë, dhe për të lejuar Marrëdhënie të Përhershme Normale Tregtare me Rusinë. Moska i ka kundërshtuar masat për të drejtat e njeriut, duke u kërcënuar me veprime hakmarrëse. Lavror tha se për këto çështje e ka informuar sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton, gjatë takimit të djeshëm në Dablin të Irlandës.

Votimin në Senatin amerikan, ministria e jashtme e Rusisë e ka vlerësuar si “shfaqje në teatrin absurd”.

noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit