Transmetuar më 06-12-2012, 23:41

Fëmijët që jetojnë në shtëpi, së bashku me miqtë e tyre besnikë, qentë, kanë gjasa më shumë se fëmijët e tjerë që të mos sëmuren.

Të paktën kjo ka dalë nga një studim i koordinuar nga  Spitali Universitar në Finlandë, botuar së fundmi në revistën “Pediatrics”.

Sipas tij, fëmijët tanë bëhen më të shëndetshëm nëse që një moshë të re, jetojnë në shoqëri me qentë, edhe brenda katër mureve të shtëpisë.

Ndryshe në fakt, nga sa jemi mësuar deri tani, duke qenë të kujdesshëm me këtë lloj marrëdhënie, pasi kemi patur frikë nga mikrobet e ndryshme që qentë mund t’u ngjisnin fëmijëve.

Qenka krejt e kundërta në fakt. Fëmijët bëhen edhe 1/3-a më imunitarë ndaj sëmundjeve seç janë të të vërtetë, nëse shoqërohen me këto kafshë shtëpiake.

Ftohjet, infeksionet dhe sidomos bajamet, i zënë më pak, e kësisoj, ata janë të detyruar që të përdorin më pak antibiotikë.

"Rezultatet tona mbështesin teorinë se gjatë viteve të parë të jetës, marrëdhëniet ndërmjet fëmijëve dhe kafshëve janë të rëndësishme sepse ato mund të çojnë në një rezistencë më të mirë ndaj infeksioneve respiratore të sipërme e trakitit në fëmijëri", thotë studiuesi Bergroth.

e.t/noa

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit