Transmetuar më 07-12-2012, 00:07

Ju duket e çuditshme? Por ja që është kështu. Kulla e madhe amerikane në Cincinnati, ndërtimi i të cilës është konceptuar nga Gyo Obata, ka në thelb të saj imazhin e Lady Dianës.

E cilësuar si “Princesha e trishtuar”, kjo grataçelë gjigante ka marrë prej saj pikërisht imazhin e kurorës së saj princërore.

Kuptohet, duhet një sy tepër i hollë për ta dalluar këtë gjë, por ja që është në thelb të veprës së madhe të ndërtuar nga arkitekti i famshëm japonezo-amerikan, Gyo Obata.

Kulla e madhe amerikane në Cincinnati, mësohet se është stolisur në majën e saj, duke përdorur pikërisht xhevahiret e kurorës princërore të Lady Dianës.

Punimet për ndërtimin e saj filluan në korrik të vitit 2008 dhe me një kosto prej 322.000.000 dollarësh, përfunduan në janar 2011.

Gjithë struktura është bërë prej qelqi dhe alumini, me një lartësi prej 202 metrash, ndarë në 41 kate dhe një sipërfaqe prej rreth 75.000 metra katrorësh.

Kjo është ndërtesa e tretë e lartë në shtetin e Ohajos, dhe u rendit e katërta në Çmimin prestigjioz “Emporis Skyscraper Auard”, i cili çdo vit vlerëson ndërtesat më të mira në bazë të projektimit dhe funksionalitetit.

e.t/noa

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit