



Angelo Heddington 30 vjeç dhe Elizabeth Rudavsky 27 vjeç që të dy kanadez, pas katër muajsh lidhje dashurie vendosën të martohen.
Por pas martesës Angelo u tregua një burrë më se i vështirë, pasi e rrihte shpesh Elizabeth, e fyente dhe e linte me shenja.
Një natë kur Angelo po e rrihte, Elizabeth nuk duroi më rrëmbeu një thikë nga kuzhina dhe qëlloi të shoqin.
I transportuar në spital dhe gjatë deklaratës së vdekjes, mjekët dhanë lajmin shokues: “Angelo ishte grua dhe përdorte protezë për të pasur raporte seksuale me të shoqen”.
Nga ana e saj Elizabeth shprehet se gjatë 7 muajve të historisë së tyre nuk kishte vënë re asgjë të dyshimtë, “Ai më kishte thënë që të bënim dashuri me dritën fikur sepse një vajzë i kishte djegur organet gjenitale dhe kishte turp”.
Në gjykatë gruaja u deklarua e pafajshme ndërsa para gjykatës një polic deklaroi, “Në punën tonë dëgjojmë histori nga më të çuditshmet por ajo që ka kaluar Elizabeth është një torturë e vërtetë çnjerëzore.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





