

Jo të gjithë kanë fatin të kenë një lëkurë të shëndetshme në mënyrë natyrale, por edhe ata që e kanë ndodh shpesh që ta kenë me yndyrë.
Si hap i parë për të shmangur yndyrën në fytyrë është higjiena maksimale e saj, kur çdo mëngjes duhet larë me produkte të posaçme, që të mos jenë thjesht sapuni normal, por i duhuri për lëkurën tuaj, në mënyrë që pastrimi të bëhet i thellë.
Ky problem në fytyrë shkaktohet shpesh nga produkte të gabuara, kështu që edhe produktet kozmetike duhen përzgjedhur, për të mos rendur tek më ekonomikët, pasi shkatërroni lëkurën.
Nevojitet një xhel detergjent për fytyrën, një tonik dhe krem që të aplikohet para trukut.
Shumë persona e lënë mënjanë përdorimin e tonikut, sepse nuk e mendojnë të nevojshëm por gabohem, sepse përmes tij kryhet faza e parë pas xhelit detergjent.
Ndër produktet që ndihmojnë për zhdukjen e yndyrës nga fytyra janë padiskutim maskat e duhura, të paktën një herë në javë.
Edhe limoni është ndihmues për pastrimin e lëkurës, ashtu si dhe në një gotë me ujë të ngrohtë mund të hidhni pak shkumë birre dhe duke e aplikuar në fytyrë lëreni për 15-20 minuta dhe më tej laheni me ujë të vakët.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





