Transmetuar më 06-12-2012, 10:08

Ersekë, 6 dhjetor 2012. NOA- Ilir Maska 28 vjeç nga Erseka u vu në prangat e policisë i akuzuar se pas një zënke për motive të dobëta në gjendje të dehur ka plagosur me thikë 21 vjeçarin me iniciale J.Q.

Siç raporton noa.al i riu nga fshati Lëngëz e Kolonjës, është dërguar me urgjencë në spital dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë raste materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Plagosje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit