Transmetuar më 06-12-2012, 09:58

Tiranë, 6 dhjetor 2012, NO/A.Ymeraj- Kandidatura e Presidentit Bujar Nishani për postin e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, raportoi gjatë orëve të para të ditës së sotme në Komisionin e Ligjeve.

Në një seancë dëgjimore në këtë komision ai tha se zyra e prokurorit aktualisht po përballet me disa sfida.

“Prokurori duhet ti marrë vendimet i pavarur nga politika, jam në dijeni të disa rasteve kur prokurorët bëhen palë me krimin, ndaj theksoi se integriteti është arma kryesore e suksesit”, deklaroi Llalla, citon noa.al.

Sipas tij rritja e besimit te publiku është një tjetër sfidë e organit të akuzës, ndërsa theksoi se kur të vihet në krye të këtij institucioni do bashkëpunojë me të gjitha institucionet.

Komisioni i Ligjeve miratoi dekretin e Presidentit për emërimin e zotit Llalla si kryeprokuror, ndërsa nga ana e opozitës u tha se dekreti është antikushtetues pasi nuk vjen në kohën në të cilin duhet të vinte, ndaj dhe u abstenua.

Presidenti Bujar Nishani dekretoi pak ditë më parë Adriatik Llallën, deri më tani kreu i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në postin e Prokurorit të Përgjithshëm, post i mbajtur deri më tani nga Ina Rama.

Dekretimi i Llallës vjen pas konsultimeve që Kreu i Shtetit ka bërë për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm me drejtuesit e grupeve parlamentare.

a.y/noa.al

Në vend të Ina Ramës, Llalla: Sfidë dhe përgjegjësi

Adriatik Llalla, Prokuror i Përgjithshëm

Nishani: Ja pse zgjodha Llallën për Prokuror të Përgjithshëm

Vota për kryeprokurorin, PS: Abstenojmë për Llallën

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit