

















Është 24-vjeç dhe quhet Michaela Weeks, punon si… sozia e Britney Spears dhe bën një jetë luksoze.
Vajza, një ish-kameriere, tashmë sozia e këngëtares së famshme, ndjehet me fat dhe tepër e lumtur.
“Jeta ime nuk do të kishte qenë e njëjta, nëse nuk do të isha ‘Britney’. Nuk arrij ta besoj se paguhem kaq shumë vetëm sepse i ngjaj dikujt”, shprehet Michaela.
Por pavarësisht se është sozia dhe adhuruesja e këngëtares, vajza 24-vjeçare nuk e ka takuar asnjëherë atë dhe deklaron se: “Jam adhuruese e Britney. Do të ishte e tmerrshme nëse do i ngjasoja një personazhi që urrej. Nëse do mund ta takoj do e falënderoj për faktin se më ka dhuruar këtë jetë luksoze”, vijon 24-vjeçarja.
Vajza kujdeset shumë për imazhin e saj duke parë me kujdes çdo ndryshim estetik të këngëtares së vërtetë Britney, në mënyrë që të jetë gjithnjë perfekte dhe sa më e ngjashme me të.
Deri më tani, falë ‘profesionit’ kureshtar të saj ajo bën një jetë luksoze, ka blerë dy shtëpi, ka makina të përafërta me Spears, udhëton në botë dhe ndjehet si një divë e vërtetë.
Michaela ka marrë pjesë në evenimente të ndryshme dhe ka pozuar për fotografin e personazheve të famshëm Alison Jackson.
Për çdo aktivitet Michaela paguhet rreth 4000 euro, dhe kontrata e fundit që nënshkroi ishte pjesëmarrja gjatë tre javëve në një festival në Dubai, ku u trajtuar si një VIP i vërtetë.
b.gj/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





