Transmetuar më 05-12-2012, 16:32

Rovigo, 5 dhjetor 2012, NOA- Një 32-vjeçar dhe vajza e tij e mitur kanë humbur jetën, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën, Rovigo në Itali, kur makina e 32-vjeçarit me inicialet L. P, i cili po udhëtonte së bashku me vajzën e tij vetëm 5-vjeç, është përplasur me një autobus, raporton noa.al.

Nga të dhënat e para mësohet se 32-vjeçari po shoqëronte fëmijën për në shkollë, kur papritur automjeti i tij është përplasur me një autobus, i cili dyshohet se po udhëtonte në kahun e kundërt.

Ndonëse ndihma ndaj 32-vjeçarit dhe vajzës së tij ka qenë e menjëhershme, ata nuk kanë mundur t’i rezistojnë plagëve të marra dhe kanë vdekur, ndërkohë që nga ky aksident mbetën të plagosur edhe tre pasagjerë të autobusit.

b.gj/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit