

New York, 5 dhjetor 2012, NOA- Posti i radhës pas atij të Sekretares Amerikane të Shtetit, mund të jetë në krye të bashkisë së New York. Kjo duhet të jetë e ardhmja e Hillary Clinton sipas Michael Bloomberg, qytetar i parë Grande Mela, duke thënë se ajo do ishte zgjidhja ideale për të pasuar postin e tij.
Sipas “New York Times” biseda Bloomberg-Clinton ka ndodhur disa muaj më parë, kur Hillary komunikoi se nuk do ta rikonfirmojë veten sërish në postin e sekretares së shtetit.
Kujtojmë këtu se në vitin 2001 ishte pikërisht kryebashkiaku i asaj kohe Rudy Giuliani, me një popullaritet shumë të lartë ai që rekomandoi Bloomberg si vijuesin e tij.
Ky propozim vjen për zgjedhjet e parashikuara të mbahen në nëntor 2013 dhe sipas kryebashkiakut aktual të New York Hillary, Hillary i ka të gjitha shanset për të fituar bindshëm.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





