

Lezhë, 5 dhjetor 2012, NOA/A.Ymeraj- 62 vjeçari nga fshati Ungrej i Lezhës i cili mbrëmjen e djeshme qëlloi me breshëri automatiku mbi gruan dhe djalin e tij duke i plagosur rëndë, ka gjetur vdekjen mesditën e sotme në spital.
Sipas të dhënave paraprake kryefamiljari Mark Çupi ka mbërritur në spital i qëlluar me armë, ndërsa nga ana e policisë dyshohet se ai mund të jetë qëlluar me armë nga djali tjetër i tij.
Kujtojmë këtu se 62 vjeçari qëlloi në banesën e tij me kallashnikov të shoqen Marte Çupi dhe djalin 27 vjeçar Astrit Çupi duke i plagosur rëndë.
Dy të lënduarit u dërguan me urgjencë në Spitalin Ushtarak me plagë të rënda, ndërsa shkak për sulmin brenda familjes dyshohet të ketë qenë një konflikt mes tyre.
Pas kësaj ngjarje 62 vjeçari u largua nga banesa, ndërsa mesditën e sotme është dërguar i gjakosur në spital, për të gjetur vdekjen vetëm pak çaste më pas.
a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





