Transmetuar më 05-12-2012, 13:02

Tiranë, 5 dhjetor 2012, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi sot mbledhjen për të diskutuar për ngritjen e zonave të administrimit zgjedhor, në zgjedhjet e 23 qershorit sipas zonave zgjedhore.

Projektvendimi “Për miratimin e ngritjes së Zonave të Administrimit Zgjedhor (ZAZ) për Zgjedhjet për Kuvendin 2013” siç raporton noa.al u shty për të premten, ditë kur pritet të bëhet edhe ndarja e këtyre zonave pas kërkesës së përfaqësuesve socialistë.

Në këtë projektvendim thuhet se rrethet që kanë më shumë se 60 mijë zgjedhës ndahen nga KQZ-ja në më shumë se sa një ZAZ.

ZAZ-të miratohen nga KQZ-ja jo më vonë se 9 muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit, mbi bazën e numrit të shtetasve me të drejtë vote, në datën e fundit të periudhës zgjedhore për caktimin e zgjedhjeve, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit